Ahmeti: Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë, ne i përkasim Europës

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 72 vjetorin e ditës së triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që ka sjellë Bashkimi Europian.

Statusi i plotë i Ahmetit:

72 vite më parë një shkëndijë shprese për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Europian.

Atij triumfi i përkasim edhe ne, për përjetësinë dhe promovimin e atyre vlerave kemi punuar deri më sot, jemi betuar dhe asnjëherë nuk do të ngrejmë dorë.

Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Europës.

Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid0N1Hpwqz2WqtGNK31jEKU9AwSeX7dj27Jwt79wCFWtRwbx9AvB6uH3yieG2aqHDyBl

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet