“Presidenti Francës ka bërë një draft marrëveshje për zgjidhje të problemit”, kështu tha Ali Ahmeti në Pressing në T7 duke folur për marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai tha se pas arritjes së paqes mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ka ardhur koha që të pajtohemi e të ndërtojmë miqësi të mirë.
Ai tha se pret që edhe krerët e tjerë të shteteve evropiane ta përkrahin draftin e përgatitur për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.