Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në vendosjen e gurthemelit të sallës sportive në Shkollën Fillore “Nuri Mazari” në fshatin Dollogozhdë të Strugës.
Ahmeti ka uruar banorët për fillimin e punimeve, duke e cilësuar këtë investim si një nevojë për të rinjtë.
Ai tha se Shkolla Fillore “Nuri Mazari” mban një emër të një dëshmori, prandaj sipas tij, vetëm duke emëruar objektet me emrat e tyre, përkujtojmë sakrificën e dëshmorëve për atdhe.
Publikimi i plotë në Facebook:
“Kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri duke vendosur emrat e tyre kudo në shkolla dhe salla sportive, si përkujtim dhe frymëzim brezash.
Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë ta realizojmë kësaj rradhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku sot vendosëm gurëthemelin e sallës sportive që me krenari do mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari. Uroj mbarësi në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm që është nevojë e padiskutueshme e të rinjve të kësaj zone”, shkruan Ahmeti.


