Ahmeti: BDI është vazhdimësi e qëndresës shekullore dhe do të jetë fituese edhe pa Ali Ahmetin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se ishte i shqetësuar para se partia të mbushte 18 vjeç.

“Sa kohë kam qenë i shqetësuar? Deri në momentin kur BDI i mbushi 18 vjet. Kur mbushi 18 vjeç, BDI-ja tashmë kishte hyrë në moshën madhore. Sot BDI jeton dhe do të jetë fituese pa Ali Ahmetin dhe pa Artan Grubin dhe pa Blerim Bexhetin, pa Izet Mexhitin dhe pa të tjerët. BDI ka lindur dhe është vazhdimësi e qëndresës shekullore të shqiptarëve. BDI është themeli i UÇK-së”, ka thënë Ahmeti sonte në studion e TV21.

E kemi pyetur Ahmetin se cilët janë nënkryetarët aktualë të partisë.

“Nuk e kam mbledhur ende Këshillin e Përgjithshëm për të emëruar kryesinë, nënkryetarët dhe zyrtarët e tjerë. Aktualisht funksionin e kryejnë të zgjedhurit”, ka shtuar Ahmeti.

Ai tha se nuk do të nxitojnë vendimet.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet