Ahmeti: Aty ku u vendosën themelet e paqes dhe barazisë po fillon kapitull i ri, ai i avancimit të bashkëpunimit kombëtar

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Ohër në vigjilje të samitit, “Ballkani i Hapur”, ku me çrast ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazeviq.

Duke përshkruar takimin me Ramën, Ahmeti ka thënë se dikur  në Ohër u vendosën themelet e paqes dhe barazisë së vendit tone kurse sot sipas Ahmetit sbashku me Ramën, po në Ohër po fillojmë një kapitull të ri, atë të avancimit të bashkëpunimit kombëtar, raporton indeks.mk

“Në Ohër dikur u vendosën themelet e paqes dhe barazisë së vendit tonë, ndërsa sot po në Ohër në Samitin “Ballkani i hapur” me mikun tim, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama po fillojmë një kapitull të ri, atë të avancimit të bashkëpunimit kombëtar dhe zhvillimit të vendeve tona në frymën europiane. Bashkë përcjellim fuqishëm porosinë se i takojmë Europës dhe se kthim prapa nga kjo rrugë nuk ka!”, ka shkruar Ahmeti.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet