Agjencia e energjisë, plan kursimi/ Do përballemi me një krize globale

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të përshkallëzohet kriza globale e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse.

Lufta në Ukrainë, sipas zyrtarëve, po nxit krizën dhe për këtë arsye vendet në mbarë botën duhet reduktojnë përdorimin e naftës dhe gazit. Agjencia ka rekomanduar 10 hapa që vendet duhet të ndërmarrin për të kursyer naftën. Masat përfshijnë: administrata të punojë nga shtëpia të paktën tre ditë në javë, të dielat të jenë pa makina në qytete dhe uljen e tarifave në transportin publik.

Kjo agjenci u formua në vazhdën e krizës së naftës të vitit 1973 për të siguruar një treg të qëndrueshëm të energjisë në mbarë botën, por specialistët thonë se ndryshimi i kësaj krize lidhet me përfshirjen jo vetëm të naftës, por edhe e
gazit natyror, i cili ndikon në transportin dhe energjinë elektrike.

Ndërsa vendet perëndimore përpiqen të përballojnë krizën humanitare dhe problemet e energjisë që vijnë nga lufta në Ukrainë, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, nënvizoi se këto masa do të ndihmojnë edhe kushtet klimatike.

Bashkimi Evropian vitet e fundit ka marrë rreth 40 për qind të gazit natyror dhe më shumë se një të katërtën e naftës së papërpunuar nga Rusia.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet