Një aeroplan i pasagjerëve të Koresë së Jugut rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Cebu në Filipine, asnjë nga 173 pasagjerët nuk u lëndua.
Aeroplani që fluturonte nga Seuli në Cebu ishte përpjekur dy herë të ulej por moti i ligë ndikoi që të rrëshqiste kashtë pistës.
“Pasagjerët janë shoqëruar në tre hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore për fluturimin KE361.
Video nga vendi i ngjarjes e verifikuar nga Reuters tregoi dëmtime të shumta në aeroplan.
Avioni A330-300 i përfshirë në aksident u dorëzua i ri në Korean Air në vitin 1998.