Adriana Matoshi shfaqet me veshje kombëtare

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë pjesë e projekteve të ndryshme kinematografike.

Angazhimi i saj politik si deputete e Kuvendit të Kosovës nuk e ka lënë atë anash nga profesioni i saj bazë.

Adriana tashmë ka nisur xhirimet e sezonit të dytë të serialit “Sha je be tu folën”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm në sezonin e tij të parë.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Në një nga eposidet e radhës, Matoshi duket se ka pasur për detyrë që të shpëerfaqë anën e saj patriotike.

Kjo pasi ajo u pa me veshje me motive kombëtare në xhirimet e episodit të radhës të serialit.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ka qenë vet aktorja dhe deputetja e VV-së ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video, ku shihet ndër të tjerash me tirq dhe jelekun tradicional të burrave shqiptarë.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ajo madje publikoi edhe një video shumë interesante në TikTok, ku shihej duke bërë gjeste në studion e grimeres Sellma, ndërkohë që kishte të veshura të njëjtat rroba kombëtare. /Telegrafi/

@adrianamatoshi @sellmakasumoviq @shajebetufolenofficial #dramaqueen #fyp#foryou ♬ original sound – Siobhan