Ademi takon zv.presidenten e dytë të parlamentit suedez: Të gatshëm për fillimin e negociatave me BE

Gjatë vizitës dyditore të Delegacionit të Riksdagut Suedez, pata nderin të takohem me znj. Lotta Johnson Fornarve, zv/presidente e Dytë e Parlamentit Suedez.
Në takimin me Fornavre, theksova se Komisioni për Çështje Evropiane dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut janë të gatshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Vendi ynë meriton të fillojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur dhe pres që mbështetja suedeze të vazhdojë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së, e cila, si pjesë e treshes me Francën dhe Republikën Çeke, do të fillojë të kryesojë në janarin e vitit të ardhshëm.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet