Deputeti i BDI-së nga Kumanova, Arbër Ademi i cili njëkohësisht është edhe koordinatorë i grupit parlamentarë në ceremoninë mortore të Erdan Ramadanit i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Zhelinë, gjersa po kthehej nga Universiteti.
Ademi ka thënë se Erdani jetën e humbi duke kërkuar dituri dhe se ky rast edhe pse i rëndë e i dhimbshëm, është caktim i zotit.
“Është një ditë dhimbje por jo rastësisht thonë cdo dhimbje e ndarë është më e vogël. Ju falënderoj të gjithëve që sot jeni prezent në lamtumirën e fundit të një djali të ri, i cili ishte në rrugëtimin për dije edhe në ditën kur ndodhi rasti tragjik, ditë që koincidon me fillimin e vitit të ri akademik, ku Erdani së bashku me shokët dhe shoqet që ndodhe këtu duheshte të mbaj orën e parë akademike, por ky është caktim i Zotit”, tha mes tjerash Ademi.


