Ademi në “24 Analizë”: Nuk është koha për t’u ndarë në patriotë dhe tradhtarë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në emisionin “24 Analizë” në Tv 24 tregon se protestat janë të garantuara me Kushtetutë dhe organizohen në kuadër të ligjeve dhe gjithmonë lejohet të shprehet revoltë.

“Në rrethana të tilla, nuk prisja protesta, që katër partitë më të mëdha politike të përpiqeshin të arrinin qëllimet strategjike, NATO dhe BE. Protokolli i referohet zbatimit të një pjese të marrëveshjes me Bullgarinë, e cila nuk është pjesë e kornizës negociuese. Duhet të përmbahemi nga dhuna, protesta të kontrollohet. Është pronë e jona dhe nuk duhet të lëmë imazh të keq. Ne kemi propagandë të rrejshme dhe propagandë partiake, nuk është koha të ndahemi në patriotë dhe tradhtarë”, tha Ademi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet