Abdullahu shpërndanë mbi 2500 kartela për naftë të gjelbërt në Tetovë dhe Bogovinë

Zëvendës drejtori Remzi Abdullahu ka shpërndarë 2500 kartela për naftë të gjelbërt në rajonin e Pollogut.

Shpërndarja është bërë sot ku janë shpërndarë kartelat e para për naftë, në Tetovë dhe Bogovinë.

“Mbi 2500 bujq nga rajoni i Pollogut do të marrin kartela me naftë të subvencionuar në vlerë prej 8.5 milionë denarë. Përfitues të kësaj mase janë afër 50.000 bujq për të cilat Qeveria dhe Ministria e Bujqësis , kanë siguruar 250 milionë denarë përmes Agjencisë së pagesave. Nga java e ardhëshme dhe gjatë gjithë muajit tetor do të vijojë shpërndarja për pjesën tjetër të njësive rajonale”, thotë Abdullahu.

Abdullahu njofton se kjo masë kap vlerën mbi 4 milionë eurove dhe është një mekanizëm i shkëlqyer për uljen e kostove të inputeve të bujqve për kultivimin e tokave të tyre bujqësore.

“Këtë vit të gjithë bujqit përfitojnë 50% mbështetje për naftën e gjelbër dhe me ndryshimet ligjore që i bëmë, kemi mundësuar që kjo mbështetje të arrijë në 100%”, deklaron Abdullahu.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet