Abdullahi njofton Emshiun: Bogovina fituese e një projekti në vlerë 1 milion denarë

Zëvendës drejtori Agjenciontn për mbështetje financiare dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi ka takuar kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiun me të cilin sipas njoftimit kanë biseduar për projektet infrastrukturore.

Siç shkruan Abdullahi gjatë takimit ka njoftuar Emshiun se Komuna e Bovovinës veçmë eshtë fituese e projektit në vlerë të përgjithshme prej 1 milion denarë.

Thekson se me Emshiun kanë biseduar edhe për mundësinë për bashkëpunim përmes IPA programës ku dhe të fitojnë edhe projekte të tjera.

“E informova kryetarin se Komuna e Bovovinës veçmë është fituese e një projekti me vlerë prej 1 milion denarë, gjithashtu e biseduam dhe mundësinë për bashkpunim përmes IPA programs”, thotë mes tjerash Abdullahi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet