Abdul-Selam Selami me mirënjohje për të gjitha mediat në vendin tonë dhe më gjërë!

Të nderuar gazetarë, redaktorë dhe ju punonjës të mediave, si ato tradicionale, poashtu edhe sociale,
Për ne, transparenca dhe komunikimi me opinionin, mbeten elemente kryesore të punës tonë të përditshme.

Por kjo do të ishte e pamundur, nëse mediat dhe gazetarët nuk do të kishin interesim dhe nuk do të njoftonin opinionin e gjërë në lidhje me punën tonë, aktivitetet, qëndrimet dhe planet tona.

Gjatë vitit 2023 realizuam shumë intervista dhe emisione, deklarata e lajme, për ti njoftuar qytetarët për veprimtarine tonë!

Andaj, si çdo vit tjetër, edhe këtë vit para ndërrimit të vitit kalendarik, dua të shpreh mirënjohjen time dhe falenderime për punën tuaj, lajmin e drejtë dhe qasjen korrekte që kishit ndaj nesh dhe ndaj qytetarëve!
Duke ju uruar shëndet dhe mbarësi në vitin që po na vjen, uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë, gjithmonë në të mirën e qytetarëve, sepse ata meritojnë të informohen drejtë dhe saktë!

Me respekt,

Abdul-Selam Selami
Drejtor i Byrosë për Metrologji

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet