A do t’i thyejë barrikadat KFOR-i apo njësia speciale e Policisë së Kosovës?! / Bisedimet sekrete!

Një entuziazëm është ringjallur sërish, veçmas tek shqiptarët në veri, kur në një situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, panë të hënën sërish një kolonë të tërë ushtarake të KFOR-it, që po shkonte nga Vushtrria drejt Mitrovicës.

Një entuziazëm është ringjallur sërish, veçmas tek shqiptarët në veri, kur në një situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, panë të hënën sërish një kolonë të tërë ushtarake të KFOR-it, që po shkonte nga Vushtrria drejt Mitrovicës.

Vetura të shumta ushtarake, kamionë, e deri tek autoblindat dhe tanke, ua ringjallën emocionet shqiptarëve, si dikur më 1999, kur i dhanë fund pushtimit serb të Kosovës.

Duket se sot, ato sërish e nisën lëvizjen e radhës për të ndryshuar gjendjen e vendosur nga grupet e kontrolluara nga Serbia, në barrikadat në rrugët kyçe.

Të dielën, qindra protestues serb u dërguan në kufi me Kosovën, në orkestrimin e një skenari ruso-serb, për të thyer kufirin dhe për t’ia mësyrë shkërmoqjes së strehimoreve në kufi.

Lëvizja e befasishme e KFOR-it

KFOR-i, që sigurisht ishte informuar me kohë për këto lëvizje, ishte vendosur me përforcime, që më parë aty. Ata po i prisnin, të përgatitur, nëse serbët do ia mësynin vërtetë Kosovës, sigurisht për t’i dhënë një përgjigje meritore.

Pas dështimit të kësaj tendence, KFOR-i shtoi masat edhe më tej. Përforcimet e sotme, të cilat nga ajri mbikëqyreshin nga helikopterët, e mbase edhe nga një lartësi më e pavërejtshme, edhe nga aeroplanë të padukshëm, apo nga vetë satelitët përkatës, për t’mos i dhënë asnjë shans befasie, forcave serbe paramilitare apo të kombinuara me ato ruse, nën petkun e “Wagner”-it.

Koha për heqjen e barrikadave po vjen. Është e paimagjinueshme dhe e papranueshme, që ky vit, në festa, të mbyllet me barrikada rrugësh.

Nëse barrikadat nuk hiqen, para krishtlindjeve, atëherë nuk do të dihet më se kur mund të hiqen.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet