Në rrjetin social facebook, Bujar Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë risi në funksionimin e përfaqësive diplomatike.
“EDHE PAK! Projekt i ri dhe shume i vyeshëm për diasporën tonë.
Në përfundim e sipër një risi në funksionimin e përfaqësive tona konsullore. Së shpejti!”- ka shkruar ministri Osmani.
Nga marrja e mandatit, Osmani ka mbajtur lartë në agjendë diasporën. Fillimisht me sukses kreu projektin për lehtësimin e nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit në Ambasadat tona, ndërkaq tash njofton për projekt të ri, në dobi të diasporës.


