Apelet për kursim të energjisë elektike në këtë kohë krize, të dhëna nga autoritetet për çdo ditë e më tepër po rriten.
Përveç apeleve për kursim të energjisë, mazhoranca në vend po kërkon edhe bashkimin e forcave politike që sa më lehtë dhe më me pak pasoja ta kalojmë këtë dimër, raporton indeks.mk
Deputetja nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli, Zendeli në një prononcim për indeks.mk ka thënë se opozita duhet të jetë më konstruktive dhe të mos bllokojë, port ë ndihmojë shumicën parlamentare që qytetarët sa më lehtë ta kalojnë këtë dimër, që sipas Zendelit do të jetë dimri më i vështirë ndonjëherë pas luftës së dytë botërore.
Por, deputetët e opozitës “gishtin” e drejtojnë nga mazhoranca. Ata thonë se Qeveria dhe ndërmarrjet duhet të rrisin prodhimin e energjisë në vend.
Shtojnë se Qeveria me masat e saja duhet të bëj sa më të lehtë këtë dimër.
https://www.facebook.com/watch/?v=1192255584678104


