“Pak në rrugë e pak në trotuar. Kështu do të duket parkimi i ri zonal në rrugën 120 në Tetovë i cili do të duhet të fillojë me punë nga 1 tetori dhe do kushtojë 30 denarë për një orë parkim”, rAaporton gazetari Senat Zylbehari.
Ky parkim do të jetë në zonën B, ndërsa nga komuna e Tetovës thonë se ka projekt për të njëjtin, madje është bërë në bazë të standardeve europiane.
“Parkingu zonal në rrugën 120a ka të paraparë 30 vend parkingje dhe për të njëjtin Sektori për Veprimtari Komunale, ka realizuar projekt komunikacioni konform të gjitha standardeve, ku përfshihen edhe lejet e autorizuara nga organet kompetente”, thonë nga komuna e Tetovës, raporton Tv21.
Pyetëm edhe Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, i cili duhet ta japë lejen për parkimin. Nga atje thonë se në SPB ka dhënë pëlqim, por shtojnë se do miratohet vetëm pasi komisioni të shohë nëse është bazë të kritereve ligjore.
“Në qershor të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, pas kërkesës së Komunës së Tetovës, pas së cilës është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm, ka dhënë pëlqimin për projektimin e zonës së parkimit në vende të caktuara në rrugën “120” në Tetovë. Por nëse konstatohet se hapësirat e parkimit të formësuar nuk janë në përputhje me rregulloret dhe kriteret ligjore të parashikuara dhe projektin bazë të qarkullimit, do të përgatitet parashtresë përkatëse kundër realizuesit dhe kontraktonit”, thonë nga SPB Tetovë.
Po çfarë mendojnë tetovarët? I pyetëm disa që kalonin pranë këtij vend parkimi të ri, se a duhet që kjo zonë të jetë me pagesë dhe mënyrën se si është realizuar.


