Në sallën e vogël “Boris Trajkovski” në Shkup sot filloi turneu memorial në futboll të vogël në nder të mbrojtësve të rënë “Heronjtë e Maqedonisë”, në nder të mbrojtësve, ndërsa turneun për të hapur e shpalli ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski së bashku me një pjesë të udhëheqësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në fillim të fjalimit të tij, ministri Spasovski , në emrin e tij personal dhe në emrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri nderimet e tij për pjesëtarët e rënë nga radhët e MPB-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj familjeve të tyre dhe ndaj sakrificës heroike të paçmuar, e endur në themelet e atdheut tonë.
“Këtu jemi të dërgojmë porosi të qartë se sakrifica e tyre, jo vetëm se do të mbetet në memorien kolektive të shtetit dhe shtetësisë tonë, por është dhe do të jetë shembull, një besëlidhje profesionale në veprimin e çdo pjesëtari të institucioneve të sigurisë të shtetit tonë”, porositi ministri Spasovski, duke theksuar se turneu memorial dhe tradicional i futbollit “Heronjtë e Maqedonisë” është i përkushtuar para së gjithash në kujtimin ndaj kolegëve të rënë, ka një qëllim të lartë humanitar-përmes afrimit, përmes takimeve dhe përmes karakterit sportiv, të bëjë kujtimin e heronjve të përjetshëm e të pavdekshëm.
Ministri e shprehu respektin e tij të thellë për familjet e pjesëtarëve të rënë të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe ndaj manifestimit memorial, kurse garuesve të turneut përfundimtar iu dëshiroi sukses dhe fitore më të mirëve.


