Shkup, 21 shtator/indeks.mk – Politikani Arjanit Hoxha, që I ndërron gëzofët” më shpesh se sa që fryn era, u gjet I thirrur të merret me një deklaratë të Zëvendëskryeministrit. Kuptohet që akuza ishte e rëndë për opozitën shqiptare, por në vend se me të, ai do të duhej të merret me veprimet e partisë së tij, që është përtej çdo parimi.
Reagimi i tij është si i dikujt që e ka mizën nën kapuç, shkruan indeks.mk.
Ta përkujtojmë çka tha zëvendëskryeministri Artan Grubi: “Është për t’u çuditur, por kemi një opozitë të harmonizuar. VMRO-ja e braktis Parlamentin, ik dhe Levica, ikë Alijansa, ikë Besa. VMRO-ja bojkoton, bojkoton Levica, bojkoton Aleanca, bojkoton Besa. Asnjëra prej tyre nuk ka identitet individuale konstruktiv. Qytetari nuk ka votuar që deputeti të bojkotojë punën e Kuvendit. Tash po bllokohet Banka Evropiane për zhvillimin e elektranave të Maqedonisë, 100 milionë ne këtë krizë energetike.”
Nëse nuk është kështu, le të thotë Arjanit Hoxha si na qenka. E dimë ku e dhemb më shumë dhëmbi Arjanit Hoxhën: deklarata e Grubit se opozita inspirohet nga Rusia. “Me BE-në na shkon mirë, por me Rusinë jo. A përzihet Rusia? Ka shumë indicie serioze për përzierje, madje dhe të drejtpërdrejtë, sidomos me ndërhyrje të drejtëpërdrejtë me frymëzimin e opozitës…”.
Në vend se të analizojë veprimet dhe lëvizjet e paprincipta të partisë së tij, nga një koalicion me LSDM-në, në përqafim të VMRO-së e bashkë me Levicën në disa qëllime, Arijanit Hoxha merret me teori konspirative, me temën bajate për spiunë e shtrembërim tezash. Duhet të ketë lexuar krimi-romane me spiunë të shumëfishtë, por le të kthehet pak në realitet.
Politika nuk është matematikë që një e një bëjnë dy. Kur një opozitë sillet në mënyrë destruktive në kohë krizash, kur duhet unitet i brendshëm dhe mosluhajtje në rrugët e përcaktimeve gjeostrategjike, atëherë dihet se në mullirin e kujt e çon ujin opozita. Nuk e dimë nëse është në gjendje ta kuptojë Arjanit Hoxha, apo t’i thuhet si në atë replikën e famshme të Mile Panikës nga K-15: “nuk është fajtor ai, nuk i ka treguar kush!”
Duhet me ia vizatu, ndoshta!


