Zëvendës kryeminstri i parë Artan Grubi sonte i ftuar është në emisionin debativ Click Plus ka folur mbi situatat e krijuara në vend dhe shumë tema të rëndësishme.
I pyetur për skandalin e publikuar në lidhje me kryeministrin Kovaçevski, ku VMRO DPMNE e akuzoi atë si “të paaftë të përhershëm”, Artan Grubi u përgjigj se i beson kryeministrit i cili tha se gjatë asaj periudhe i është nënshtruar disa operacioneve dhe kjo ka qenë arsyeja e mos raportimit në ushtri.
Sipas zv.kryeministrit të parë, VMRO-DPMNE-ja ka pasur një kohë kur kanë dashur ta publikojnë këtë skandal të pretenduar, por tani kanë dalë me disa dokumente për të larguar vëmendjen nga skandalet e tyre, sidomos nga ai i fundit me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska.


