Edhe tre ditë ndajnë ASH-në nga VMRO-ja, Taravari po vjen !

Të shtunën, Aleanca për Shqiptarët do të zhvillojë kongresin e partisë në të cilin do të zgjidhet kryetari i ardhëshëm i këtij subjekti.

Ky kongres me këtë tematikë vjen menjëherë pas lënijes së detyrës së kryetarit nga ana e Ziadin Selës pas humbjes katastrofale në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Tetovë. Me një propagandë të fuqishme nga VMRO-DPMNE-ja, garës për të zëvendësuar Selën, i është future, Arben Taravari, i cili mes tjerash është edhe ideatori dhe kreatori i koalicionit ASH-VMRO.

Ata që duan më së shumti që Taravari të vijë në krye të ASH-së janë ithtarët e koalicionit me VMRO-në dhe vet VMRO-ja e cila po lobon fuqishëm që Taravari të fitojë këtë garë.
Kujtojmë, Arben Taravari ishte ai që këmbënguli që në zgjedhjet e fundit lokale, Aleanca për Shqiptarët të koalicionojë me VMRO-në.

Kujtojmë, Taravari përveç që insistoi koalicionimin, ai edhe i shpërbeu aktivistët dhe anëtarët e VMRO-së në Gostivarë, duke u dhënë poste të rëndësishme në Komunën e Gostivarit.

Pra, Aleancën për Shqiptarët zyrtarisht e ndajnë edhe tre ditë deri në ardhjen e Taravarit në krye të partisë dhe zgjërimit edhe më shumë të koalicionit me VMRO-në.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet