Biznesmeni shqiptar në garë për blerjen e Raiffeisen Bank për një shumë marramendëse

Gjigandi austriak bankar, Raiffeisen Bank, pritet të bëhet me pronar të ri.

Portali raporton se në garë për blerjen e bankës, është biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane.

Sipas raportimeve, biznesmenit shqiptar, blerja e bankës do t’i kushtojë 350 milionë euro.

Ndërkohë, portali Dukagjini, ka mësuar se Samir Mane, si president dhe pronar i Grupit Balfin që brenda grupit ka mbi 50 kompani, ka blerë degën e Shqipërisë të bankës me seli në Vjenë.

Për të përfunduar ky proces, duhet një vendim nga mbledhja e bordit të Raiffeisen në qendër, e cila pritet të mbahet.

“Negociatat janë kryer në mënyrë direkte ndërmjet biznesmenit dhe bazës së grupit austriak, e cila ndodhet në Vjenë dhe marrëveshja është finalizuar konkrektisht fundjavën e shkuar dhe është pranë mbylljes shkresore”, raportohet tutje.

Raiffeisen është ideuar nga Friedrich Ëilhelm Raiffeisen, i cili në vitin 1886 në Muhldorf, në Austri themeloi bankën Raiffeisen.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet