Projekt i bujqësisë prej 30 milion euro ne Pollog!

Sot sekretari shteteror i ministrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Rexhail Ismaili bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Ujrave të kësaj ministrie Isni Jakupi, anëtarë të tjerë nga ministria e bujqeëise dhe përfaqësues të kompanisë të cilët kryejnë realizimin e punëve në terren.

Takimi u realizua me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu në zyrën e kryetarit në Bogovinë.

U bisedua lidhur me përshpejtimin e projektit të hodrosistemit Raven-Reçicë i cili është në realizim e sipër në terren e që do të përdoret për ujitjen e tokave bujqësore në fushën e Pollogut.

Ne realizim e siper eshte faza e pare me vlere prej 15.5 miljon euro.

Kurse bashke me fazën e dytë gjithesej projekti do të kushtojë 30 miljon euro,mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së bujqësisë.

Hidrosistemi i cili është në realizim e sipër është me gypa të çeliktë nëntokesorë të cilët vendosen në 2 m thellesi të tokës, në një gjatësi të gypit kryesorë prej 26 km(faza e parë)dhe pastaj do të pason faza e dytë (degëzimet e të njejtit)

Projekti do të përdoret për ujitjen e tokës bujqësore të një sipërfaqe prej mbi 3000 hektarë në fushën e Pollogut.

Në takim u detektuan problemet teknike dhe propozime konkrete për tejkalimin dhe përshpejtimin te te njejtave,me qëllim të realizimit sa më të shpejtë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet