Ademi: Nismës së kahmotshme së SHMK gjimnazi Sami Frashëri – Kumanovë po i vjen fundi!

Nismës së kahmotshme po i vjen fundi!

Siç ishim dakorduar kohë më parë me kolegët nga kabineti qeveritarë, për të vazhduar realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri për shkollën e mesme “Sami Frashëri”, me vendimin e sotëm të Qeverisë tashmë kemi kaluar në planin konkret për fillimin e aktiviteteve për realizimin e të njejtës.

Shpresoj që Qeveria edhe në të ardhmen të vazhdojë me realizimin e projekteve të tilla në të mirë të qytetarëve të Kumanovës, me çka i siguroj të gjithë se edhe mbështetja e Kuvendit nuk do të mungojë asnjëherë.

Së bashku mund të bëjmë edhe shumë punë të mira.

P.s

Pas ndërtimit të 6 sallave sportive dhe rikonstruimin e 3 shkollave fillore në rajonin e Kumanovës kemi përmirësuar cilësinë në arsim sipas standarteve evropiane, ashtu edhe siç e meritojnë të zhvillojnë mësimin fëmijët tanë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet