Moti do të jetë kryesisht me vranësira, nga orët e mesditës jostabil, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.
Në nivel lokal do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e breshrit, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri në 32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë pesë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për mot të lig afatshkurtër. Temperatura minimale do të ulet deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Deri nesër moti në më shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar, shkarkime elektrike dhe paraqitjen e breshrit.


