Reagimet negative për ndihmën ndaj Haraçinës, Bekteshi: Do të vazhdojmë ndihmën ndaj komunave të diskriminuara

-Për fat të keq ndodhin këto lloj të reagimeve në vendin tonë , ndoshta do të na duhet edhe më tepër kohë që të kemi pjekurinë e duhur në Maqedoninë e Veriut dhe mos të bëjmë dallime nga etnia dhe nga komuna prej nga vijmë, kështu ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në “Click 21” i komentoi reagimet e shumta në publik pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e buxhetit prej 66 milionë denarëve me qëllim zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në Haraçinë. Bekteshi tha se edhe përkundër reagimeve, do të vazhdojnë të mbështesin komunat e diskriminuara në vend.

“Qeveria do të vazhdojë të ndihmojë komunat të cilat kanë qenë të diskriminuara me vite të tëra paraprakisht, bisedoj edhe para vitit 2001, të cilat kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë. Ne bisedojmë për zhvillim të barabartë regjional, zhvillim të barabartë lokal, ashtu siç i kanë komunat urbane kushtet, nëse ne pretendojmë të anëtarësohemi me të vërtetë në BE, duhet të njëjtat kushte të ua ofrojmë edhe komunave rurale”, tha Bekteshi.

https://www.facebook.com/watch/?v=442517254483233

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet