Ramadani: ASH-ja drejtë zhdukjes, Besa e pafuqishme kundër BDI-së

Pas largimit nga Aleanca për Shqiptarët, Liridon Ramadani ish aktivist i partisë së Selës ka bërë shpesh analiza dhe shkrime kundër ish subjektit po ka shkruar edhe për subjektet tjera politike.

Në shkrim ai ka pohuar se Besa është nuk ka potencial për ta rrëzuar pushtetin dhe se Aleanca e Selës vazhdimisht po t’ kurret.

Në reagimin e fundit ai ka potencuar se në zgjedhjet që pritet të vijnë Alternativa e ka me patjetër të koalicionoj me BDI-në, në të kundërtën sipas tij partia e Gashit zhduket.

Postimi i plotë:

Besa parti lokale që qëllimin e ka mirëmbajtjen e vetes dhe pozicionimi i saj si partia kryesore opozitare por pa potencial për ta rrëzu pushtetin.

Aleanca parti që po tkurret dhe nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme do të shkojë drejt zhbërjes ose do të shndërrohet në parti lokale të Gostivarit.

PDSH as që llogaritet parti.

Në horizont nuk shihet krijimi i ndonjë force që do ta sfidoj BDI-në.

E vetmja alternativ që po e sfidon BDI-në është Gjermania.

Janë dy opsione për të rinjtë e RMV, ose Gjermania ose BDI-ja.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet