Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka uruar e përgëzuar kirurgun nga Tetova Prof. Dr. Omer Xhemailin i cili është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë në Zürich të Zvicrës.
Grubi ka thënë se kjo është një arritje e madhe që nderon kombim po edhe vendin tonë.
Statusi i plotë:
Përgëzime për kirurgun e njohur nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemailin i cili është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë në Zürich të Zvicrës.
Arritje që nderon kombin dhe vendin tonë, pozicion i fituar me meritokraci pas shumë viteve angazhim shkencor duke u shpërblyer edhe me çmimin “Hans Borst” si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Kjo storje e suksesit të Dr. Xhemailit le të shërbejë si frymëzim për të gjithë ata që i janë përveshur rrugës së dijes. Deri në majat e suksesit arrihet me dije dhe punë


