Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka shpërndarë një lajm shumë të rëndësishëm për banorët e Haraçinës. Nëpërmes rrjetit social “Facebook”, Grubi ka pohuar se Qeveria ka miratuar vendimin për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza në Haraçinë.
Grubi mes tjerash ka thënë se ky është një investim shumë i rëndësishëm dhe vlera e tij arrijnë shifrën e 66 milionë denarëve.
Statusi I plotë:
Më në fund do të rregullohet kanali i ujërave të zeza në komunën e Haraçinës.
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë.
Investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në vlerë prej rreth 66 milionë denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës.
Gjithashtu sot, miratuam informacionin e Ministrisë së Bujqësisë për dëmshpërblimet e bujqëve për dëmet nga vërshimet e viteve 2016, 2017 dhe 2018 në vlerë prej 10 % të dëmit të pësuar. Së shpejti do të fillojë edhe realizimi i procesit të pagesës së mjeteve të parapara.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/618069109682611


