Duke folur për ndodhitë brenda Aleancës për Shqiptarët, dorëheqjen e Ziadin Selës dhe humbjen katastrofale të kësaj partie në Tetovë, njohësi i rrethanave politik Blerim Hyseni në një prononcim për indeks.mk ka thënë se është e pamohueshme se brenda subjektit në fjalë ka ndodhur diçka e madhe për të cilën opinion nuk është I njoftuar.
Shtoi se dikush nga mbështetësit e ASH-së meqëllim i ka bojkotuar zgjedhjet në ASH për të ardhur këto rethana dhe të dorëhiqet kryetari që sipas tij është hap i gabuar.
Ai deklaron se ASH-ja gaboi që doli nga Qeveria në 2017-tën dhe fajtor për uljen “tkurjen” e Aleancës për Shqiptarët është vet, Taravari.
Hyseni mes tjerash thotë se ASH-ja ja ka parë sherrin Taravarit dhe partnerit të tij strategjik, VMRO-DPMNE-së.


