ASH-ja lutet dhe kërkon mënyra se si të bëhet pjesë e Qeverisë

Duke parë se shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria do ta përfundojë mandatin e sajë katër vjeçarë dhe se zgjedhje parlamentare nuk do të ketë para vitit 2024 ashtu siç edhe ka thënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po edhe kryeministri Kovaçevski, Aleanca për Shqiptarët është duke “kërkuar” mënyrë për tu bërë pjesë e Qeverisë.

Kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe nënkryetari Arben Taravari duan Qeveri ekspertësh në të cilën do të merrte pjesë edhe ASH-ja.

Për analistin, Arsim Zekolli kërkesat e tilla vijnë sepse partitë opozitare duan që nëpërmes bodrumit të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Kërkesat për qeveri eksperte, teknike janë përpjekje për të hyrë në mënyrë indirekte, përmes bodrumit, në Qeveri, por janë tejet jobindëse për pyetjen e thjeshtë: A ka në vendin tonë ekspertë që nuk janë të lidhur direkt apo indirekt me ndonjë nga parti ekzistuese? Dyshoj”, thotë Zekolli.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet