Grubi: Ditë produktive e punës sot në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit!

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit shënohet me një ditë të veçantë, shkruan Top24
Ditë produktive e punës sot në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit!
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, afaristin e mirënjohur Lazim Destani dhe kolegët ministra vendosëm sot gurëthemelin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
Investim prej 130 milionë euro që ka përkrahjen financiare edhe të Qeverisë që padyshim se do të stimulojë inovacionin dhe kapacitetin prodhues vendis dhe do të mundësojë hapjen e 890 vendeve të reja të punës.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/611519993670856

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet