Alternativa e Afrim Gashit në këto zgjedhje për këshillin komunal të Tetovës ka nisur të rritet. Siç mësohet në çdo lagje të Tetovës, kandidatët për këshilltarë nga Alternativa po marrin mbështetje që me 20 Gusht do të vojnë numrin 6.
“Sot, së bashku me kandidatët për këshilltarë komunalë dhe aktivistët, qëndruam në lagjen Cetinska, ku e shpërndamë programin “Tetova ka alternativë “.
Çdo ditë jemi me qytetarët e Tetovës për të dëshmuuar se ne jemi lista që duhet të votohet sot, që nesër ajo të jetë zëri i qytetarëve brenda në Këshillin e Tetovës.
E vetmja alternativë është që më 20 gusht ta rrethojmë numrin 6″ thone nga Alternativa.
Ndryshe edhe në anketat e fundit Alternativa është në rritje dhe pritet që të jetë një ndër partitë vendimtare për formimin e këshillit komunal një këshill pro evropian.
https://www.facebook.com/alternativatetovemk/posts/363222795982607


