Arrestohet një shkupjan në Manastir, kishte tre fletarreste

Nëpunës të policisë nga Ekipi Operativ i Hetimeve pranë SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunës të policisë nga Stacioni policor i Manastirit sot në mëngjes në orën 3:00 në Manastir e kanë privuar nga liria R.E. (24) nga Shkupi.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, për të ishin lëshuar tre urdhërarreste qendrore dhe dy urdhra qendrorë, prej të cilave një urdhërarrest nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy viteve, për veprën e kryer penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa dy urdhërarreste nga Gjykata Themelore Publike në Strumicë, për ekzistimin e dyshimit për vepra të kryera penale “marrje të automjetit motorik”, “vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”.

Dy urdhrat janë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “vjedhje e rëndë” nga Njësiti për Çështje të Brendshme në Karposh dhe Njësiti për Çështje të Brendshme në Gazi Babë.

Personi u është dorëzuar nëpunësve të policisë nga Stacioni Policor në Manastir për procedurë të mëtutjeshme

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet