Makina luksoze dhe ato të veçanta thuajse çdo natë mund të hasen nëpër rrugët e Kumanovës. Ata janë të njohur si “Marakli t’kerreve”, e që janë kryesisht të rinj nga diaspora.
Çdo natë mund të shihen të grumbulluar në ndejat e tyre me makina, ndërsa si destinacion i ndalimit janë kryesisht pompat e benzinës. Megjithatë, ata nuk po i lënë rehat policia, duke i dëbuar nga lokacionet, gjoja për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë, përcjell INA.
Por, këta merakli bëjnë qejfet e tyre me makinat e tyre, duke gjetur lokacione të ndryshme, ku nuk mund tu bie në gjurmë as edhe policia.


