Arbër Ademi: Tentim për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar lidhur me tentimin për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për pezullimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV.

Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për pezullimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, edhe pse e dëshirojnë, nuk mund të jetë punë e kryer e Qeverisë njëetnike dhe e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM.

Arsyetimi i Degës së VMRO-së në VLEN, se është Levica ajo që e ka kontestuar Ligjin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim i radhës dhe zhbërje të çdo të arriture të shqiptarëve në RMV.

VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë dhe se çdo përdhosje e saj rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në Maqedoninë e Veriut.

Pas ndryshimit të formulës së Balancuesit dhe nënçmimit të shqiptarëve, vazaliteti i VLEN-it duket se nuk ka fund. Megjithatë, të njëjtit duhet ta dinë se historia shqiptare mban mend shumë Rrahman Morina që, për interesa vetjake dhe grupore, shitën çdo gjë kombëtare!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet