Qendra për Shëndet Publik Kumanovë u ka dërguar shkresë shërbimeve komunale se uji nga çezmat në fshatin Proevcë (rubineti i madh) është i pa pijshëm.
“Në bazë të shkresës së IEVP – Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë drejtuar Komunës së Kumanovës, njoftohen qytetarët se uji nga çezmat në fshat. Proevcë – (rubineti i madh), sipas analizave të bëra nuk është e sigurt për t’u pirë”, njoftojnë shërbimet komunale.
Analiza laboratorike është bërë më 19 gusht dhe pas rezultateve të marra më 22 gusht është konstatuar se uji është i pa pijshëm.
Mostrat janë marrë sipas programit kombëtar për shëndet publik, për të parë korrektësinë shëndetësore të krojeve publike në fshatin Proevcë dhe janë pjesë e kontrolleve të rregullta vjetore.


