Ahmeti prezantoi Ardit Zendelin, koordinator i Frontit Europian për Diaspor: Është model suksesi, dashuria për atdheun e solli tek ne

Faton Ahmeti, sekretari i përgjitshëm i BDI-së, ka prezantuar koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli. Ky i fundit jeton dhe vepron në Wels të Austrisë, ndërsa është nga Hotla e komunës së Likovës, shkruan Open-TV.

Zendeli është një djal i ri dhe ambicioz, i cili në Austri njihet si një model suksesi, pasi është edhe kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme.

Ahmeti ka thënë se dashuria për atdheun e solli tek BDI.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Dëshiroj të prezantoj koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli.

Me Arditin kemi disa kohë që bashkëpunojmë. Një bashkatdhetarë nga fshati Hotël (Komuna e Likovës) që jeton në Austri, në moshë shumë të re u bë një model suksesi, si në biznes ashtu edhe në jetën politike. Ardit Zendeli është edhe Kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme. Veç kësaj, Arditi tashmë është shumë i suksesshëm në politikë në Austri, por dashuria për atdheun e sjell tek ne.

Dyertë e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të hapura për të gjithë ata që kontribuojnë për atdheun tonë të përbashkët.

Te urojmë mirëseardhje Ardit!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet