Ahmeti: Shpallja ime “Qytetar Nderi i Prizrenit” u atribuohet dhe bashkëveprimtarëve të mi

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, theksoi se shpallja e tij si qytetarë nder u takon atributeve të bashkëluftëtarëve të tij, dhe kryengritjeve që ata kanë realizuar me sukses dy dekadat e fundit.

“Nuk do mend që është një nder që më bëhet mua, por është nder dhe për bashkëveprimtarët e mi, me të cilët kemi punuar pothuajse 4 dekada me ata, dhe unë këtë çmim e ndaj së bashku me ta. Duke përfunduar Lëvizja studentore që filloi 20 vite më parë, dmth për dy dekada aspiratat e asaj lëvizjeje u formuan, me formimin e Kosovës si shtet, me Marrëveshjen e Ohrit, dhe sidomos me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, një prej ushtrive më të suskeshme, ku pas shumë tentativave u arrit që shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e vet.
Sigurisht që ishte një vendim unanim i të gjitha partive politike në Kosovë pjesmarrëse në Asamblenë e Prizrenit pa asnjë votë kundër, dhe normalisht mu bë qejfi që nuk kontestohet verprimtaria jonë por që vlersohet gati pas dy dekatave të sukseseve të kryengritjeve tona”, tha Ahmeti.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet