Bllokohet Haraçina, policë nga toka dhe ajri në kërkim të vrasësve

Policë të shumtë tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës, ndërsa përforcime kanë ardhur edhe nga ajri – helikopterët e policisë.

Po kërkohen vetura dhe persona që gjuajtën në drejtim të kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, për të cilin banorë të Haraçinës thonë se është plagosur dhe është dërguar me veturë në Klinikë të Shkupit, raporton gazeta KOHA.

Të plagosur nga plumbat kanë mbetur edhe dy persona tjerë, ndërsa thuhet të ketë edhe viktima, konkretisht një i vdekur.

Banorë të Haraçinës për gazetën KOHA thonë se të shtënat me kallashnikov ndaj kryetarit të Haraçinës duket se kanë ardhur nga personat e njëjtë që vitin e kaluar u futën në zyrën e kryetarit Ridvan Ibraimi dhe e goditën.

Bëhet fjalë për një të dyshuar – një djalë të familjes Ajvazi, i njohur për disa vepra penale dhe që kërkohet nga drejtësia e Maqedonisë.

Të lënduar, përveç kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka mbetur edhe A.A. djelai i shoferit të kryetarit dhe një tjetër me emrin Eshtref. Të lënduarit janë dërguar në Qëndrën Urgjente në Shkup. (koha.mk)

koha.mk

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet