Doli për të shkuar në shkollë, zhduket një vajzë

Një prind nga Gjilani ka raportuar në polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ai ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj

“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport./21Media

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet