Grubi, Osmani, Neziri dhe Alija në iftar me strukturat e BDI-së në lagjet Fushë Topanë, Skender Metallari dhe Dyqanxhik (FOTO)

Zëvendëskryeministri Artan Grubi i shoqëruar edhe nga kandidati për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani, kryetari i degës Bekim Neziri dhe shefi i shtabit Suat Alija kanë qenë në sofrën e iftarit me strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim në lagjet Fushë Topanë, Skender Metallari dhe Dyqanxhik.

Me këtë rast shefi i shtabit të BDI-së dega Çair, Suat Alija;, zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmjet një postimi në Facebook kanë shkruar;

Aktivistët, simpatizantët dhe përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga lagjet Fushë Topanë, Skender Metallari dhe Dyqanxhiku, iu pergjigjën festës sonë të jemi bashkë sonte në sofrën e iftarit.

Ky është organizim i katërt me radhë këtë vit, që sofrën e iftarit e ndajmë bashkë me strukturën tonë.

Ashtu siç e do tradita e Ramazanit, me besim të plotë, sofër e begatë dhe zemër të pastër, janë momentet më të bukura për ti kaluar bashkë me familjarët, kolegët, miqtë dhe shokët!

Me shpresën se Zoti na e ka pranuar agjërimin, uroj të kemi edhe shumë momente të tilla bashkë!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet