Blero së fundmi ka qenë i ftuar në “E diela jonë” në RTSH, ku mes tjerash ka folur edhe për lidhjen e vajzës së tij me partneren e tij. Blero thotë se vajza e tij Tara është primare në jetën e tij dhe se nëse partnerja nuk ia do vajzën, atëherë ai nuk vazhdon lidhjen.
“Tara për mua është gjithçka, është ajo që, dmth nëse nuk…veç një shikim diçka, ose një mendim diçka për qikën tem, ajo për mua nuk ekziston. Tara për mua është kryesorja. Nëse ma do qikën, ma do qikën tamon tamon, atëherë më do edhe mua, nëse nuk ma do qikën, s’më duhesh t’i mua”, tha Blero.


