Pas iftarit, sulmohet fizikisht një kamerier në Çarshi të Shkupit

Një kamerier në një lokal hotelerik në Çarshi është sulmuar fizikisht, nga një klient që ka qenë brenda objektit. Këtë rast e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

“Më datë 14.03.2024 në ora 22.45 në SPB Shkup, U.D.(24) nga Shkupi ka denoncuar se në Çarshinë e Vjetër në Shkup, para objektit hoteletik ku ka qenë duke punuar, është sulmuar fizikisht nga një person – klient në objekt”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet