Anëtaret e Kryesisë së BDI-së Dega Çair, nderuan veteranët e arsimit, me rastin e festës së 7 Marsit!

Ska si më mirë të urohet dhe shënohet festa e mësuesit, sesa në mesin e veteranëve të arsimit shqip, Sërie Shuku, mësuese e ciklit të ulët në sh.f. Tefejyz dhe bashkëshorti i saj Ruzhdi Shuku, mësues i matematikës në sh.f. Petar Zdravkovski Penko.

Mësimdhënësit Shuku i takojnë gjeneratës e cila për shkak të sistemit të atëhershëm, nuk kishin të drejtë të shprehnin dashurinë ndaj mëmëdheut apo flamurit kombëtar, sepse menjëherë largoheshin nga puna.

Një bisedë shumë interesante dhe e këndshme, një mikëpritje e ngrohtë shqiptare, përjetuan sot nënkryetarja e degës Nermine Bajrami Shaqiri, e shoqëruar nga koleget anëtare të degës Dijana Toska dhe Hatixhe Topalli, të cilat me rastin e 7 Marsit vizituan mësimdhënësit, në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave shqiptarë!

Duke nderuar mësuesit Shuku, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë veteranët e arsimit, të cilët me shumë mund dhe sakrificë, përçuan dritë për shumë gjenerata!

Urime 7 Marsi të gjithë mësimdhënësve shqiptarë kudo që janë dhe veprojnë!

Me shumë nderime dhe respekte,
Sekretariati për Mundësi të Barabarta
BDI- Dega e Çairit

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet