Vazhdojnë takimet e shtabit të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, me strukturat partiake.
Pas takimeve koordinuese me këshillat vendorë, Forumit Rinor, Sekretariatit për Mundësi të Barabarta, sonte realizuam takim edhe me kryetarët dhe anëtarët e sekretariateve të cilat veprojnë në kuadër të degës!
Takim shumë frymëzues, me ide të qarta dhe strategjike, që do të mundësojë të jemi afër qytetarëve, për të ofruar programën tonë zgjedhore dhe projektet konkrete për qytetarët tanë!
Te gjithë u dakorduam, se fushata pozitive, me ofertë dhe projekte konkrete do të jetë pjesë e kësaj fushate dhe e cila do ta dallojë nga partitë tjera politike!








