Këshillat vendorë Dizhoni 1, Femi Ladrovci edhe Luan Haradinaj fuqishëm i than po karvanit fitues të Bashkimit Demokratik për Integrim!

Në vazhdën e takimeve koordinuese që kemi me këshillat vendorë, shefi i shtabit Suat Alija, i shoqëruar nga unë si kryetar dege, nënkryetari Nazif Bushi, sekretarët Abdul-Selam Selami dhe Ardijan Muça, realizuam takim me strukturën e këshillave vendore Dizhoni 1, Fehmi Lladrovci dhe Luan Haradinaj.

Si edhe në takimet tjera, edhe sonte biseduam për strategjitë e veprimit të fushatës zgjedhore, e cila do të jetë pa konkurente në skenën tonë politike dhe do të rezultojë me fitoren bindëse për BDI-në dhe qytetarët!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet