Proceset e mëdha kombëtare realizohen vetëm nga njerëzit e mëdhenj! Valvitja e flamurit shqiptar kudo, ngritja e universitetit shqiptar, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, fuqizimi i shqiptarëve në institucione, anëtarësimi në NATO, hapja e bisedimeve me BE-në, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, ngritja e bizneseve shqiptare, rrënimi i kufijve që i ndanë shqiptarët, si dhe qindra projekte me interes kombëtar, janë dëshmia më e fuqishme për konsistencën politike dhe vizionin përparimtar të njeriut me ide të mëdha, Liderit të shqiptarëve në Maqedoni, z. Ali Ahmeti.
Komandant, ne të qëndrojmë mbrapa, në idenë tënde për ta zgjedhur Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe miratimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit evropian. Maqedonia është shtet i cili ka një orientim të qartë politik dhe strategjik, ajo është Bashkimi Evropian!
Komandant, edhe kjo sfidë do të përmbushet me sukses!
Me respekt,
Bekim Neziri.


