Sot, së bashku me Shefin e Shtabit z.Suat Alija, sekretarin organizativ z.Abdul-Selam Selami, takuam anëtarësinë e Këshillave Vendor “Faik Konica”, “Sami Frashëri” dhe “Dyqanxhiku”. Këto trupa organizativ, dëshmuan gatishmëri për fitoren e ardhshme politike të Bashkimit Demokratik për Integrim. Anëtarësia aktive e këtyre këshillave vendor, na njoftuan se qytetarët e Çairit i qëndrojnë mbrapa vizionit të prijësit tonë, Kryetarit Ali Ahmeti!
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim si asnjëherë më parë, nuk ka qenë aq e fortë sa është aktualisht! Projektet dhe vizioni i Bashkimit Demokratik për Integrim po mbështetet fuqishëm.
Na priftë e mbara!









